Transmetuar më 19-10-2021, 08:48

Erjona Sulejmani, bukuroshja shqiptare, ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemaili, thotë fjalën e saj për fundin e lidhjes së dashurisë midis Mauro Icardi dhe Wanda Nara.

Shkodrania, që jeton prej vitit 1997 në Itali, del në përkrahje të gruas së ish-kapitenit të Interit, duke hequr një guralec, nëse jo një gur, nga këpucët e saj, teksa ka aluduar me sa duket për disa nga përvojat e saj personale.

"Unë mendoj se Wanda është një grua me attribute, – shkruan Erjona në Instagram, duke iu përgjigjur një fansi, – do të dijë ta trajtojë një situatë kaq delikate. Pastaj, të gjithë e dimë se nuk ka futbollistë të shenjtë".

Edhe trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, u shpreh në lidhje me situatën e sulmuesit të tij argjentinas: "Janë probleme personale të Mauro Icardi. Ai nuk mundi të stërvitej të hënën, por do të jetë me skuadrën të martën". Trajneri parizien bëri të ditur se do të presë deri sot në mëngjes për të vlerësuar situatën dhe për të vendosur nëse sulmuesi “i arratisur" do të jetë në gjendje të luajë ose jo.

Ndërkohë, sipas emisionit televiziv “Los Angeles de la manana”, aktorja China Suarez i ka shkruar Icardit për t’u takuar në një vend ku askush nuk e njihte, në një klub nate. Komunikimi është kryer përmes aplikacionit Telegram, më pak i njohur se WhatsApp dhe më i dobishëm për të biseduar dhe telefonuar fshehurazi njëri-tjetrin.

Wanda punësoi një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj, madje duke i hakuar telefonin për të zbuluar tradhtinë.