Transmetuar më 19-10-2021, 11:58

Ndërsa nga Argjentina flasin vazhdimisht për një divorc midis Wanda Nara dhe Mauro Icardi, çdo orë që kalon, “telenovela” në fjalë, që po bën xhiron e mediasve të botës, pasurohet me një episod të ri.

Kjo ndodh, gjithashtu, sepse gruaja dhe agjentja e lojtarit të PSG nuk heziton t’i azhurnojë vazhdimisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Përveç “story” që e fokuson atë vetëm në aeroplan, teksa largohet nga Milano, një postim tjetër “fantazmë” do të shfaqej gjithashtu gjatë natës pa gjumë në sy.

Një përgjigje e “tweet” të modeles argjentinase dhe prezantueses televizive Alejandra Maglietti, e cila e akuzoi atë se po jepte “shfaqje”, pa e përmendur asnjëherë dashnoren e Icardit. "Ai është 100 vite me vonesë", – ishte akuza e Alejandra Maglietti, së cilës Wanda iu përgjigj menjëherë:

"A keni nevojë për emra, ose një hartë për të gjetur se kush është kur*va që iu dërgon fotografi burrave të martuar? Ua nis në privat, meqë jeni e vetmja që nuk e paskeni kuptuar ende".

Referenca, e mbuluar edhe një herë nominalisht, është për aktoren China Suarez, e cila dyshohet se i shkroi disa mesazhe të nxehta Icardit dhe i kërkoi një takim.