Transmetuar më 19-10-2021, 12:33

Bie nga shtylla e tensionit elektriçisti.

Ditën e sotme një elektricist teksa punonte në një shtyllë të tensionit të lartë në Paskuqan ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka përfunduar në spital për shkak të lëndimit.

Sipas policisë shtetasi me iniciale K.G ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mënyrës si ka ndodhur ngjarja.