Transmetuar më 19-10-2021, 13:32

Papa Françesku tashmë e ka një fanellë tjetër “D10S”, jo me ngjyrat e Argjentinës, as të Barcelonës, por të PSG, me numrin 30 në shpinë. Kryeministri francez, Jean Castex, ishte dje për një vizitë zyrtare në Romë.

Gjatë kësaj vizite, ai u pritur edhe nga Papa Françesku në Vatikan. Dhe, siç është njoftuar nga BFM TV, kryeministri francez ka marrë pjesë në pritjen zyrtare me disa dhurata.

Përveç një kopjeje të edicionit të parë të Victor Hugo në “Notre Dame”, Jean Castex i dhuroi Atit të Shenjtë një fanellë të PSG, të nënshkruar nga Lionel Messi. Papa Françesku nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për futbollin dhe admirimin për Messin.

Ligue 1: France presents the Pope with the D10S jersey - Archysport

Kohët e fundit, në një intervistë me “Cope”, ai parashikoi një të ardhme të mirë për yllin argjentinas në udhëtimin e ri në Paris: "Për të qenë një futbollist i mirë duhet të kesh dy gjëra: të dish të punosh në ekip dhe të mos humbasësh frymën e këij sporti.

Kur sporti fillon e komercializohet shumë, mos e lini veten të njolloseni në të. Kjo është ajo që ka bërë Messi. Kjo e ka bërë atë që të jetë më i miri".