Transmetuar më 19-10-2021, 14:15

Më 8 tetor, “France Football” shpalli listën e 30 lojtarëve që do të konkurrojnë për fitimin e “Topit të Artë”. Nuk ka pasur kaq “italianë” në garë prej 15 vitesh e deri tani. Nuk mungojnë as lojtarët e shkëlqyer, të përjashtuar nga kjo listë, siç mund të jetë Joshua Kimmich.

Ylli i Bayern Munich nuk do të jetë në gjendje të ëndërrojë trofeun e shumëdëshiruar, edhe nëse kjo nuk duket se e prek atë veçanërisht.

I intervistuar nga “Sport1” pas sfidës së fituar nga bavarezët në Leverkusen, ai komentoi me pragmatizëm ekstrem përjashtimi i tij nga kjo listë prej 30 kandidatësh:

Joshua Kimmich Admits He Doesn't Deserve To Be On The Ballon d'Or Shortlish

"Sinqerisht më duhet të them se nuk e kam parë listën e kandidatëve. Nuk jam i befasuar, nuk jam një lojtar i mirë individualisht". Përkundrazi, fokusi i Kimmich është te fitimi i trofeve në nivel kolektiv:

"Për mua është e rëndësishme që skuadra të fitojë. Vetëm kur fiton Bayerni unë mund të shkëlqej. Çdo lojtar varet nga skuadra e tij. Ky përjashtim nuk më shqetëson fare".