Transmetuar më 19-10-2021, 15:18

Ka pasur shumë kampionë në historinë e futbollit me jetë private që nuk është saktësisht e pacënueshme (dhe jo vetëm). Megjithatë, trajnerët e tyre, duke kuptuar rëndësinë për ekipin, kanë bërë sikur nuk kanë parë se çfarë ndodhte me ta jashtë fushës.

Pak a shumë si Dennis Rodman i Chicago Bulls, i cili vinte nga netët e çmendura me Carmen Electra dhe Madonna dhe bënte “kërdinë” me koshat e pabesueshëm në basketboll. Gjithashtu, Interi i “tripletës” kishte lojtarin e vet të domosdoshëm, por edhe ekscentrik.

Wesley Sneijder zbulon në autobiografinë e tij se gjatë eksperiencës te Real Madridi mësoi për kënaqësitë e jetës, veçanërisht alkoolin. Por, siç shpjegon për “De Telegraaf”, nuk është se në Milano ishte më pak i prirur ndaj jetës së natës.

Wesley Sneijder: Megan Fox ve George Clooney ile sabah 6'ya kadar eğlendik

Në fund të fundit, në qytetin e modës mundësia e hyrjes në një botë plot yje të filmit nuk mund të të mos intrigojë. Dhe kështu, thotë holandezi, ndonjëherë shkonte shumë larg me netët e çmendura. "Gruaja dhe unë shkuam një herë në një festë mode të Armani. Aty ishte George Clooney, Megan Fox dhe disa yje të Hollywood…"

Deri këtu asgjë e çuditshme, përveçse në teori, sepse 24 orë më vonë, Sneijder kishte një angazhim madhor: ndeshje të Ligës së Kampionëve. "Ne shkuam në shtëpi në gjashtë të mëngjesit dhe të nesërmen shënova një gol dhe dhashë asist kundër Werder Bremen në Ligën e Kampionëve. Aty kuptova se ishte e mundur të bëheshin gjëra të tilla, nuk kisha më frikë t’i përsërisja".