Transmetuar më 19-10-2021, 17:36

Kishte vetëm pak ditë që kish dalë nga spitali, por nuk qe e thënë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës.

Në incident është përfshirë shpërndarësi i picave, i cili rrëshqiti me motorin e tij duke u përplasur me një automjet.

32-vjeçari, Erjon Gjeçi, mori plagë të rënda në kokë e trup pas përplasjes me asfaltin. Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali ku kishte kryer një operacion.

Në polici u shoqëruaa për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo,Geri Sulkaj,24-vjeç.

Sipas policisë, shkak i aksidentit u bë shpejtësia me të cilën lëvizte shpërndarësi i picave.