Transmetuar më 19-10-2021, 20:40

Policia e Vlorës ka dhënë sqarimin lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale se në në Manastirin "Burimi Jetëdhënës", në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri.

Pas marr së njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Gjithashtu policia thekson se nga kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.