Transmetuar më 19-10-2021, 22:18

Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës, ku një person dyshohet se ka humbur gjymtyrët.

I plagosur ka mbetur një 29-vjeçar Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm. Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.

I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.