Transmetuar më 19-10-2021, 23:14

Nisur nga një video të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohej se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, Policia e Vlorës kanë verifikuar informacionin duke zhvilluar kontrolle.

Sipas policisë gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.