Transmetuar më 20-10-2021, 11:17

Andrés Iniesta edhe një herë tregoi anën e tij më njerëzore dhe sociale. Në këtë rast, ish-mesfushori gjenial i Barcelonës donte të jepte një mesazh në kuadër të ditës botërore kundër kancerit të gjir

Futbollisti dhe gruaja e tij, Anna Ortiz, folën përmes rrjetit social të Instagramit dhe vunë në dukje rëndësinë që e gjithë shoqëria të jetë e ndërgjegjshme për të luftuar kundër sëmundjes në fjalë.

Iniesta dhe Anna Ortiz pozuan në një fotografi bardhë e zi, shoqëruar me një fjongo rozë, simbol i kësaj lufte. Në tekstin bashkangjitur fotos ata shkruajtën:

"Së bashku kundër kancerit të gjirit. Të bashkuar për të mbështetur të gjitha ato gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe familjet e tyre. Nuk është vetëm problemi i tyre, ne të gjithë bashkohemi për ta luftuar këtë sëmundje".

Iniesta është në sezonin e tij të katërt te japonezët e Vissel Kobe dhe po përpiqet të sigurojë vendin e tretë në “JLeague”, e cila përfundon në dhjetor. Kjo do t’i siguronte atij vendin për të luajtur në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve Aziatikë.

“Manchego” ka kontratë me klubin japonez deri në vitin 2023, pas rinovimit të fundit. Asokohe do të jetë 39 vjeç, por në horizont është perspektiva për të vazhduar të luajë profesionalisht deri në moshën 40 vjeç.