Transmetuar më 20-10-2021, 12:21

I ‘famshmi’ i Lazaratit, Gate Mahmutaj, ka ndërruar jetë. Ai sapo ishte liruar me kusht nga burgu.

Gate Mahmutaj vetëdorëzuar më 14 shtator të vitit 2014, pas aksionit të famshëm të RENEA-s në Lazarat, ndërsa ishte dënuar me 11 vite burg.

Ai ishte cilësuar si kreu i grupit kriminal të Lazaratit.

Mësohet se Mahmutaj ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.