Transmetuar më 20-10-2021, 13:42

Një 47-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital me plagë të rënda pas një aksidenti në kantierin e ndërtimit ku punonte.

Shqiptari me inciaile A.C që jetonte në Foligno, Itali, ishte duke punuar në "Montioli", pranë Manciano kur mori një goditje të fortë në kokë. Por se si ndodhi ky aksident i rëndë ende nuk është zbuluar dhe policia po merret me zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Sipas mediave italiane ishin kolegët e tij ata që njoftuan ambulancën menjëherë pas incidentit të rëndë që shqiptari pësoi.

Për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, shqiptari u shtrua në spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe mjekët janë ende të rezervuar për gjendjen e tij.