Transmetuar më 20-10-2021, 15:54

Vodhi 3.5 milion lekë (të reja) në kompaninë ku punonin, policia ndalon menaxherin, procedon bashkëpunëtoren.

Burime bënë me dije për Noa.al se nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku ushtronin detyrën.

Ka qenë vetë administratori që ka kryer denoncimin në polici.

menjëherë janë vënë në lëvizje specialistët e krimit ekonomik dhe financiar që kanë ndaluar 34-vjeërin.