Transmetuar më 20-10-2021, 20:02

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Petoku u arrestua në Tiranë më 30 dhjetor 2019 pasi akuzohej se ishte pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali.

"Pas dy vitesh Dorian Petoku më në fund iu dorëzua autoriteteve italiane nga ato shqiptare. Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë dhe marihuanë dhe armë," shkruajnë mediet italiane.

Vuçiç: S’e kuptoj refuzimin për ‘Ballkanin e Hapur’, po punojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të hequr kufijtë 33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale.

Ndërsa në Itali janë arrestuar Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, malazezi Tomislav Pavloviç e Salvatore Casamonica, ky i fundit kishte rolin e drejtuesit të grupit mafioz që vepronte në Romë.