Transmetuar më 21-10-2021, 09:28

Wanda Nara thyen heshtjen. Mesazheve të faljes dhe dashurisë nga Mauro Icardi, i cili ndan foto me gruan e tij në rrjetet sociale (ato më të fundit dhe të tjera nga e kaluara, kur nuk kishte hije dyshimi mes tyre), duke sugjeruar se ka një afrim pas vendimit të menaxheres për të lënë shtëpinë e saj në Paris dhe kthyer në Milano.

Ajo përgjigjet me një audio në WhatsApp, në të cilën rrëfehet me zemër të hapur. Wanda Nara e bëri këtë duke folur me Yanina Latorre, e cila, gjatë programit “Los Ángeles de la Mañana”, tregoi evolucionin e historisë që kur shpërtheu.

"Unë jetoj në ferr" është fraza që shpjegon mirë se cila është gjendja aktuale shpirtërore e gruas së ish-kapitenit të Interit. Dhe ajo qan për besimin e tradhtuar nga burri i saj. Ajo qan nga zemërimi, madje edhe kundër vetes, sepse ndihet aq budallaqe sa nuk ka kuptuar asgjë.

Që shoqja e saj, Eugenia La China Suarez, e përkëdhelte me njërën dorë dhe në dorën tjetër, të fshehur pas shpine, ajo kishte thikën për ta goditur pabesisht. Ajo qan sepse kur tjetri nxjerr në dritë mesazhet e shkëmbyera në bisedën e nxehtë private mes tyre, brenga bëhet më e rëndë.

Wanda është e shokuar dhe nuk e fsheh këtë. Zbulimet e hetuesit privat e tronditën, bota u shemb mbi të. Dhimbja është akoma e madhe. Tradhtia është një krimb në kokë dhe një gur në zemër. Ajo nuk mundet, as nuk dëshiron, as nuk arrin ta harrojë.

Nëse po, nuk është tani, jo akoma, koha e paqes. Nuk ka pasur pajtim me burrin e saj, pavarësisht imazheve që shoqërojnë mesazhet që ai ndan në rrjetet sociale. Duket ende e kotë përpjekja e Icardi për të përsëritur se për të nuk ekziston asgjë tjetër, përveç saj.

Ai madje i ka pezulluar të gjitha profilet e tjera në Instagram, duke lënë ndjekjen e vetme të gruas së tij. Icardi i kërkoi falje në gjunjë, por sa vlen kjo…