Transmetuar më 21-10-2021, 09:43

Kapen shqiptarët me 10 kg kokainë e marijuanë në Itali.

ITALI – Dy shqiptarë, 35 e 28 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet policore të qytetit të Padovës.

Në automjetin me të cilin po udhëtonin, janë gjetur mbi 20 kg lëndë narkotike, 5 kg e gjysëm kokainë, 5 kg e gjysëm marijuanë e rreth 10 kg hashash.

Ata janë ndaluar pasi ishin spikatur nga një patrullë policie, ndërsa po transportonin brenda në makinë një çantë të madhe të dyshimtë.

Në momentin e ndalimit nga forcat e rendit, çanta u gjet e boshatisur, gjë që solli një kontroll më të imët të automjetit.

Në airbag-un e makinës u gjet një vend i fshehur që hapej me anë të një magneti e ku ishin fshehur mbi 20 kg lëndë narkotike.

Një nga shqiptarët, drejtuesi i automjetit, u përpoq të largohej për t’i shpëtuar arrestimit, por u bllokua në hyrjen e një pallati ku po tentohej të fshihej.