Transmetuar më 21-10-2021, 09:45

"Unë e shkruaj këtë tekst për të ndaluar gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet e gabuara në ndërtimin e një historie të manipuluar, për të më bërë të ndihem, edhe një herë, si kurban".

Ndërsa Mauro Icardi mezi po e rikuperon marrëdhënien e tij me Wanda Nara, "gruaja e skandalit", Maria Eugenia Suarez, e njohur si Kina, del me versionin e saj, duke dënuar "trajtimin" e marrë dhe gozhduar ish-sulmuesin e Interit, por edhe Wanda.

"Është e lehtë të më bësh të ndihem keq, të m’i ngarkosh mua të gjitha përgjegjësitë. Çmimi i mbështetjes së imazhit të një familjeje të lumtur po paguhet nga unë, jo nga njeriu që ishte iracional, ose bëri një gabim. Kështu që të gjithë janë në rregull".

Aktorja dhe modelja argjentinase paralajmëron: “Kushdo që përfiton nga kjo situatë, në kurriz të jetës personale dhe karrierës sime, do të paditet për riprodhim të informacionit të rremë”.

"Ajo që ndodhi – tregon ajo në një seri statusesh në profilin e saj në Instagram, – është një situatë që nuk e kam filluar, nuk e kam nxitur apo provokuar. Shumë fyerje më kanë ardhur, pa fund gënjeshtra qarkullojnë për të më bërë të hesht.

Është faji i papërvojës sime. Por, nuk jam përgjegjëse për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen, për sjelljen e ‘pushtuesve serialë’ që më vonë dinë të fshihen". Referenca, natyrisht është Icardi.

"Më duhej të lidhesha me burrat duke besuar atë që ata thanë, se ishin ndarë ose se po ndaheshin, – vazhdon molla e sherrit. – Unë mendoj se kjo situatë është një ‘deja-vu’. Thjesht po paguaj me çështje të reputacionit, që duhet të mbeten personale". Dhe përsëri i sulet Icardi, teksa flet për "burra që më pas shikojnë në heshtje, duke më lënë të ushqej ujqërit".

Së fundi, duke pasur parasysh se sulmuesi argjentinas ka ndaluar të ndjekë këdo në Instagram, përveç gruas së tij, Wanda Nara, mesazhi i fundit i China Suarez mund t’i drejtohet vetëm atij: "Për të gjithë ata që ‘fshijnë’ njerëzit: jemi të sigurt se pse sillen kështu".