Transmetuar më 21-10-2021, 11:10

Militantët talibanë dyshohet se i prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ky fakt i tmerrshëm është konfirmuar nga trajneri i ekipit. Mahjabin Hakimi luajti në kombëtaren afgan të volejbollit për femra, por u vra mizorisht në fillim të këtij muaji.

Në një intervistë, trajneri tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për ekzekutimin e tmerrshëm të saj, pasi Talebanët kishin kërcënuar familjen që të mos fliste për të. Mahjabin luajti për klubin e volejbollit në Kabul, para rënies së qeverisë së Ashraf Ghani. Ajo ishte një nga yjet e klubit ku militonte.

Pastaj, disa ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej se ishte koka e saj e prerë dhe qafa e përgjakur u shfaqën në rrjetet sociale. Talebanët janë përpjekur të identifikojnë dhe gjuajnë sportistet femra që nga marrja e tyre e pushtetit. Militantët kanë qenë veçanërisht në vëzhgim për anëtarët e ekipit afgan të volejbollit të femrave; ato që kanë konkurruar më parë në kompeticione të huaja e vendase, si dhe janë shfaqur në programet mediatike, sipas trajnerit Afzali.

Taliban behead junior volleyball player who was part of Afghan women’s national team

Vetëm dy nga lojtaret e ekipit kombëtar të volejbollit ishin në gjendje të largoheshin nga vendi para se talebanët të merrnin kontrollin e plotë në gusht. Mahjabin Hakimi ishte vetëm një nga shumë sportistet fatkeqe që ndodheshin në vend.

"Të gjithë lojtaret e ekipit të volejbollit dhe pjesa tjetër e sportisteve femra janë në një situatë të keqe, në dëshpërim dhe frikë, – tha Afzali për “Persian Independent”. – Të gjithë janë detyruar të ikin, ose të jetojnë nën tokë".

Ekipi kombëtar afgan i volejbollit për femra u themelua në vitin 1978. Ai ka shërbyer prej kohësh si burim frymëzimi dhe fuqizimi për vajzat e reja afgane. Javën e kaluar, FIFA dhe qeveria e Katarit evakuuan me sukses 100 futbolliste femra nga Afganistani. Aty përfshiheshin anëtaret e ekipit kombëtar dhe familjet e tyre.