Transmetuar më 21-10-2021, 13:11

Tronditëse në Afganistan. Talebanët i presin kokën një volejbollisteje të kombëtares.

Ngjarja bëhet edhe më shokuese, pasi ata nuk janë mjaftuar me kaq, por e kanë postuar kokën e prerë në rrjetet sociale.

Mahjabin Hakimi, një yll në rritje i Volejbollit në Kabul, u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, tha trajneria e saj në një intervistë me The Persian Independent.

Vdekja e vajzës vetëm tani po raportohet sepse militantët islamikë kërcënuan familjen e saj që të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ndodhur.

Pasi fotot e dhimbshme të kokës së saj të prerë u postuan në internet, trajneri vendosi që ai duhet të fliste.

"Të gjithë lojtarët e ekipit të volejbollit dhe pjesa tjetër e grave sportiste janë në një situatë të keqe dhe në dëshpërim dhe frikë. Të gjithë janë detyruar të ikin dhe të jetojnë në vende të panjohura."

Raportet kontradiktore në mediat sociale thanë se Mahjabin ishte vrarë në mënyrë misterioze një javë para se talebanët të merrnin Kabulin, ndërsa të tjerët pretenduan se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Familja e Mahjabin Afzali e mohon ekzekutimin e vajzës së tyre nga talibanët nga frika e ndonjë represioni ndaj tyre. Ata shprehen se vajza ka vdekur në rrethana misterioze një muaj përpara se Kabuli të binte në duart e talibanëve.