Transmetuar më 21-10-2021, 21:01

Një vrasës me ajër në vena.

Një infermier amerikan mund të marrë dënimin më të rëndë të jetës së tij pasi u injektoi 4 pacientëve ajër pas operacioneve në zemër. Ky veprim shkaktoi vdekjen e tyre. Akuzat e rënda për Uilliam Davis, 37 vjeç, mund të bëjnë që ai të dënohet me vdekje.

Pacientët, të gjithë burra, të moshës 47-74 vjeç, patën konvulsione menjëherë pas injektimit të ajrit në arterie. Gjithçka u kuptua nga mjekët që shihnin se asi pacientët dilnin shumë mirë nga salla e operacionit dhe më pas në mënyrë të papritur humbnin jetën.

Kamerat e sigurisë së spitalit që kanë zbuluar gjithçka. Prokurorët tani do të kërkojnë dënimin me vdekje për Davis, për të cilin ata thonë se gëzohej gjatë kryerjes së vrasjeve