Transmetuar më 21-10-2021, 22:55

Një shqiptar është arrestuar në Itali në Albisola Superiore për trafik droge. Nga kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi prej 3.5 kg kokainë e ndarë disa qese gati për shitje.Sipas mediave italiane, sasia e gjetur kapte shifrën e 120 mijë eurove. Në banesë iu gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Gjithashtu autoritetet italiane kanë nisur procedim penal për të motrën e shqiptarit për bashkëpunim në trafikun e kokainës.