Transmetuar më 22-10-2021, 08:47

Është portieri i Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës për Lazio. Thomas Strakosha e fshiu gafën e Stambollit, duke punuar shumë dhe duke qëndruar i fokusuar. Në Ligën e Evropës, duke luajtur sërish titullar kundër Marseille, ai bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Pas barazimit pa gola, këto janë fjalët e tij për “Lazio Style Channel”: "Ndeshja ishte e luftuar. Megjithatë, sidomos në pjesën e dytë, ne merituam të fitonim. Pau Lopez ishte i mirë, mbrojtja e tyre nuk u dorëzua kurrë, ne e patëm të vështirë të shënonim.

Duhet ta shikojmë gotën gjysmë plot… Pak nga pak rezultatet do të arrijnë. Ata vrapuan shumë. E shihni që pjesët e dyta janë në anën tonë, edhe kundër Interit ndodhi kështu (qesh).

Lojtarët e Lazios janë të rëndësishëm, shoh çfarë japin, të gjithë meritojnë të luajnë. Në dhjetë vitet që kam qenë te Lazio ka ndodhur disa herë. Kush hyn në fushë ndihmon ekipin dhe jep më të mirën".

Ndërkohë, shqiptari tjetër i Lazio, Igli Tare, drejtor sportiv bardhekaltër, foli para ndeshjes me marsejezët: "Zgjedhja e Sarrit? U bërë për të kompensuar boshllëkun e madh pas lamtumirës së Inzaghi. Simeone bëri një punë të shkëlqyeshme këtu, pritja e javës së kaluar e dëshmon këtë.

Kemi zgjedhur lojtarë të përshtatshëm për stilin e lojës së Sarrit, si Felipe Anderson dhe Hysaj. Ne besojmë në to. Mendoj se ky ekip, me mentalitetin e duhur, mund ta thotë fjalën e tij edhe në këtë kompeticion".