Transmetuar më 01-12-2021, 19:28

Drejtori i shkollës ‘Yll Morina’ në Gjakovë ka raportuar në Polici se është kërcënuar përmes telefonit nga një prind i një nxënësi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka konfirmuar për Express se drejtori i shkollës ka deklaruar në Polici se prindi i një nxënësi e kishte sharë atë, duke e kërcënuar se do ta vrasë.

“Datë 01.12.2021 rreth orës 16:00 , ankuesi drejtor i shkolles “Yll Morina” – Gjakovë, njofton se permes telefonit ishte kanosur nga një prind i nje nxensi. Ankuesi deklaron se prindi i nxensit e kishte kanosur permes telefonit po ashtu edhe ofenduar me fjale “Vi aty te mbys,ki me pa qka ka me te gjete””, tha Gjurkaj.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti inicohet ”Kanosje” i dyshuari pasi intervistohet me urdhër të prokurorit lirohet në procedur të rregullt.