Transmetuar më 13-12-2021, 20:41

Kur mendojmë se cili është qyteti më i vjetër në botë, përgjigja duhet të jetë në parim e thjeshtë. Fituesi është qyteti, ekzistenca e të cilit mund të gjurmohet më larg në kohë, duke përdorur analizën me radiokarbon. Por përgjigja nuk është dhe aq e thjeshtë nga sa duket.

Në fakt, çfarë nënkuptojmë kur flasim për “qytetin më të vjetër”? A është qyteti më i vjetër në botë një vend i banuar vazhdimisht? Apo qyteti i parë i ndërtuar nga njerëzit, që sot nuk ekziston më? Po qytetet që e filluan jetën si vendbanime të vogla, dhe u shndërruan në qyteteshumë më vonë?

Xheriko, një qytet në Palestinë, quhet shpeshherë qyteti më i vjetër në botë. Të dhënat arkeologjike, tregojnë se ky qytet është banuar që 11.000 vjet më parë. Rreth vitit 9.000 Para Krishtit, aty u vendosën gjuetarët-mbledhës, ndërsa duke nisur nga viti 8.000 Para Krishtit nëXheriko nisi zhvillimi i bujqësisë.

Kjo duhet të nënkuptojë se Xheriko është qyteti më i vjetër në botë, apo jo? Jo plotësisht. Në vitin 7000 Para Krishtit, Xheriko nuk kishte zhvilluar ende artin e qeramikës, edhe pse njerëzit që jetonin atje ndërtonin mure dhe shtëpi duke përdorur gurët. Xheriko u shpopullua më vonë.

Nga fundi i mijëvjeçarit të IV Para Krishtit, ne shohim rishfaqjen e mureve, por vetëm në vitin 2300 Para Krishtit, Xheriko nisi të zhvillonte një jetë urbane. Prandaj, ai nuk ishte qyteti më i vjetër i ndërtuar nga njeriu. Çatalhojuk dhe Gëbekli Tepe në Turqi, kanë treguar shenjat më të hershme të proto–qyteteve.

Në Gëbekli Tepe ka dëshmi të ndërtimit të kolonave. Ndërkohë Çatalhojuk nuk kishte rrugë. Për të hyrë në shtëpi njerëzit hipnin nga çatia. Këto vendbanime të lashta zbulojnë informacione të rëndësishme mbi shfaqjen e qyteteve. Por atyre u mungonin ndërtesat publike, rrugët e mirëmbajtura, dhe një rrjet kompleks urbanizimi.

Do të kalonin disa mijëvjeçarë derisa qyteti i parë në botë, Uruk, të ngrihej në brigjet e lumit Eufrat në Irakun e sotëm. Ai ishte kryeqyteti i mbretit legjendar Gilgamesh, tregimet e të cilit janë përjetësuar në Eposin e Gilgameshit. Midis viteve 4000 dhe 3200 Para Krishtit, Urukpërjetoi një zgjerim të shpejtë, nga një vendbanim ruralo–bujqësor në një qytetërim të sofistikuar urban.

Uruk ishte një qytet i madh me godina publike, një burokraci të madhe, me ushtri, rrugë, kanalizime publike, dhe një shoqëri të ndarë në klasa. Ai ishte qyteti më i madh në botë, me një popullsi prej 40.000 banorësh që jetonin brenda qytetit, dhe 80.000 të tjerë në zonat fqinje.

Fermerët nuk jetonin brenda qytetit. Popullsia e Uruk-ut përbëhej nga skribët, artizanët, punëtorë e ndërtimit, punëtorët e tjerë, bukëpjekësit, kasapët, priftërinjtë dhe zyrtarët e qeverisë. Me zhvillimin e tij, në Uruk u shfaq një sistem shkrimi. Banesat në këtë qytet ishin shtëpi me oborr.

Qyteti kishte një sistem kanalesh për transport, i ngjashëm me atë të Venecias. Po ashtu Urukkishte komplekse tempujsh kushtuar perëndeshave, Inana dhe Anu. Ndërtesa më e famshme ishte Zigurati i Bardhë kushtuar Anu. Kjo strukturë madhështore, u ndërtua rreth vitit 4000 Para Krishtit

Komplekset e tempullit kishin si funksione fetare ashtu edhe administrative. Uruk nisi tëbjerë në fillim të shekullit IV, ndërsa në shekullin VIII u braktis fare. Pra Uruk ishte qyteti i parë në botë, por cili është qyteti më i vjetër që banohet ende sot?

Siç e përmendëm më herët, Xheriko përmbante disa nga vendbanimet më të vjetra njerëzore, por kjo nuk e bën domosdoshmërisht atë si qytetin më të vjetër. Gjatë epokës së bronzit, rreth vitit 2500 Para Krishtit, Xheriko kishte një pallat mbretëror dhe mure rrethuese të qytetit.

Por gjatë epokës së bronzit të vonë, ai u plaçkit, u shkatërrua dhe u shpopullua. Xheriko urindërtua prapë gjatë epokës së hershme të hekurit (viti 1100 Para Krishtit), ndërsa u shkatërruar sërish, ketë herë nga babilonasit. Kur qyteti u pushtua nga persët, ata ia rikthyen lavdinë e dikurshme.

Aleksandri i Madh kishte dikur një pallat në Xheriko. Qyteti i qëndroi sprovave të kohës, dhe banohet ende sot nga rreth 20.000 njerëz. Një kandidatët tjetër në këtë listë, përmendet Damasku. Ndërsa vendbanimet më të vjetra në Damask, datojnë që në mijëvjeçarin e 7-të Para Krishtit, atje nuk ka ndonjë banim në shkallë të gjerë deri në fillim të mijëvjeçarit të 2-të Para Krishtit.

Alepo, metropoli tjetër i njohur në Siri, është qyteti më i vjetër në vend, dhe një nga qytetet më të vjetra të banuara ende në botë. Në kohët e lashta, qyteti njihej si Ebla, dhe nga fundi i mijëvjeçarit të tretë Para Krishtit, ai ishte shumë i zhvilluar. Ebla ishte qyteti i Hadadit, një perëndi e lashtë e stuhive.

Rrënojat e tempullit të Hadadit mund të shihen ende sot. Gjatë epokës së bronzit, Alepoqeverisej nga Amorejtë, Mitanët dhe Hititët. Asirianët e morën kontrollin e qytetit rreth shekullit VIII Para Krishtit, por më vonë u pushtua nga persët.

Alepo ishte një qendër e rëndësishme tregtare gjatë periudhës greko-romake (viti 323 Para Krishtit – shekulli V)m, dhe lulëzoi dhe nën sundimin islamik. Ai u bë metropoli i tretë më i madh në Perandorinë Osmane, pas Konstandinopojës dhe Kajros. Mjerisht, Alepo përjetoi një humbje të konsiderueshme njerëzore dhe materiale gjatë luftës së fundit civile.

Sot, qyteti ka një popullsi prej 1.8 milion banorësh. Alepo është e njohur për industrinë e saj të endjes së mëndafshit dhe tekstilit. Biblos është një qytet në Liban me vendbanime që datojnë që nga viti 8800 Para Krishtit. Nga viti 3000 Para Krishtit, Biblos ishte një qendër metropolitane e lulëzuar, dhe një burim kryesor i tregtisë së papirusit në botën antike.

Në botën e lashtë, papirusi ishte mjeti i preferuar për të shkruar, dhe grekët e quajtën qytetin sipas fjalës së tyre për libra, Biblos. Fjala “Bibël” është marrë nga emri i këtij qyteti.Fenikasit e quajtën qytetin Gebal, dhe ai ishte një qendër e rëndësishme fetare.

Pas tyre qyteti u sundua nga kananitët, egjiptianët, asirianët, persët dhe grekët. Biblos ehumbi rëndësinë e tij pas rënies së perandorisë Persiane Sasanide dhe ngritjes së kalifateve islamike. Por pas Kryqëzatës së Parë në fundin e shekullit XI, u rivendos tregtia me Evropën.Më vonë Biblos u pushtua nga osmanët dhe më vonë francezët. Si një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë, ai i ka rezistuar provës së kohës.

Sot, rajoni metropolitan i Biblos ka një popullsi prej 100.000 banorësh. Në listën e qyteteve më të vjetra duhen përmendur Varanasi në Indi, Plovdiv në Bullgari dhe Athina në Greqi. Këto qytete datojnë që në epokën e bronzit të vonë (1600-1200 Para Krishtit), dhe janë ende të banuara.

Por a kemi një përgjigje përfundimtare, se cili është qyteti më i vjetër në botë? Sipas përkufizimit të Bankës Botërore që një vendbanim të quhet qytet, ai duhet një popullsi prej të paktën 50.000 banorësh. Xheriko nuk e arrin këtë numër, prandaj mund të përjashtohet si “qyteti më i vjetër në botë”.

Alepo është një pretendent i fortë. Por bazuar në kriteret e të pasurit një kulturë të sofistikuar urbane, e cila mbijetoi dhe evoluoi me kalimin e kohës, atëherë fituesi është Biblos. Ai ishte një qytet i plotë që në vitin 3000 Para Krishtit.