Transmetuar më 09-01-2022, 07:40

Krijimi i çifteve në Big Brother tashmë njohet publikisht. Por fansat janë kuriozë; A po kryejnë apo jo marrdhënie?

Arbëri dhe Einxhel i kanë pasur disa ditë të zjarrta së fundmi në Big Brother VIP.

Intensiteti i puthjeve dhe dashurisë u shtua gjatë qëndrimit në suitën luksoze, ku për 24 orë ishin të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve.

Komentuesit e shumtë shprehen se mes tyre ka pasur më shumë se puthje.

Disa lëvizje nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhënien e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave.

Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”.

Dj Dagzi tenton ta relativizojë duke i thënë se “do harrohet”. Kjo nuk e bind Einxhel, e cila shprehet: “Harrohet? Si harrohet kur janë dëshmitë, provat kudo”.

Ndërkohë pas intimitetit të tyre në vaskë, ish-e dashura e Dj Dagz ka reaguar publikisht.

Në një postim në “InstaStory” ku ish-të dashurin e saj e quajti “personi X”, duke refuzuar t’i përmendë emrin.