Transmetuar më 12-01-2022, 21:56

Dedektivët privatë tashmë janë një realitet. Shkënda Lili është ndër më të njohurat. Ajo tregon eksperiencat e saj të deritanishme.

“Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin.”. Kështu e nis rrëfimin e saj Shkënda e ftuar në një emision.

Por jo vetëm ata. Ka dhe raste kur në zyrën e saj trokasin prindër, që duan të menaxhojnë fëmijët e tyre.

Mes të tjerash ajo pranon se në botën ku jetojmë privatësia është e vështirë për t’u ruajtur, por jep disa këshilla se çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt.

“Më shumë mbizotërojnë rastet e tradhtive. Por edhe rastet kur prindërit duan të menaxhojnë fëmijën. ka dhe raste të tjera. Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin. Mashkulli kur vjen do prova për t’u ndarë. Ndërsa femra vjen për të hequr dyshimet e saj. Kur mashkulli vjen, ka përfunduar si proces, si martesë dhe duan prova të forta, qoftë edhe për ndarjen e pasurisë apo për fëmijët. Femrat kanë mendime më ekstreme. Nuk ndahen që burri i ka tradhtuar.”, tha detektivja.