Transmetuar më 13-01-2022, 23:52

Një 13-vjeçare në Kosovë ditën e djeshme ka lindur një vajzë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mediave kosovare Rr.H. solli në jetë vogëlushen nga bashkëjetesa me një 16-vjeçar.

Mëosohet se prindërit e dy të rinjve ishin në dijeni për bashkëjetesën e tyre si dhe për shtatzëninë e vajzës.

Mësohet se 16-vjeçari është shprehur: “Na jemi martu, me qef u ardh ajo te unë, edhe prej dashnisë ka lind fëmija”.

Prindërit e Rr.H. e partnerit të saj janë dërguar në paraburgim me urdhër të prokurorit, pasi kanë lejuar që të dy të bashkëjetojnë e bëhen me fëmijë duke qenë të mitur.

Familjarët e vajzës të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike në Fushë Kosovë, thonë se të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë sepse e duan njëri-tjetrin.

Sipas tyre, vajza ka braktisur shkollën.

Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë në bashkëpunim me prindërit e bebes e vajzës e partnerit të saj do të vendosin se çfarë do të bëhet me fëmijën.