Transmetuar më 19-01-2022, 07:47

Çifti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska mbeten shembulli tipik i një dashurie që lindi me shikimin e parë dhe se ai nuk kishte çfarë t’i ofronte tjetër veç vetes.

Ermali shpjegon se ai është njohur me Amin, në kohën kur ishte aktor i komedisë “Portokalli”. Ndërsa tregon edhe episodin se i premtoi asaj që të bëhej gruaja e tij.

“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, thekson Ermal Mamaqi në një intervistë.