Transmetuar më 25-01-2022, 17:21

Telefonat celularë janë bërë shoqëruesit tanë të pandashëm. A nuk është magjepsëse që gjatë viteve ne kaluam nga thjesht një pager në një smartphone multifunksional? Me një telefon të fuqishëm mund të bësh çdo gjë, që nga prezantimet për punën apo shkollën, të shijuarit e lojërave më të fundit, montazhin e videove dhe fotove profesionale, apo të menaxhosh një biznes të tërë.

Sugjerimi më i fundit nga Samsung është Galaxy S21 FE 5G që u prezantua në fillim  të këtij viti. Pjestari më i ri i serisë fantastike Galaxy përmledh të gjitha karakteristikat më të pëlqyera e të vlerësuara nga përdoruesit dhe ne ju tregojmë disa nga veçoritë kryesore.

Dizajn ideal dhe ngjyra ikonike

Dizajni është një nga karakteristikat që tërheq më së shumti përdoruesit. Samsung Galaxy S21 FE 5G i ri ka një dizajn elegant dhe të hollë 7,9 mm, kështu që mund të vendoset lehtësisht në xhep për të vazhduar jetën tuaj në lëvizje. Ajo që e dallon është korniza Contour-Cut që lidh pa ndërprerje kamerën për një pamje vizuale unike të pajisjes. Nga ana tjetër opsionet e ngjyrave të japin ndjesinë e të mbajturit në dorë një copëz arti. Lehtësisht mund të përshtatet me stilin e të gjithëve duke zgjedhur nga nuancat delikate, të jeshiles së ullirit dhe vjollcës së hapur te ngjyrat klasike dhe akromatike të grafitit dhe të bardhës.

Performanca e duhur për të ndjekur ritmin tuaj

S21 FE 5G vjen i pajisur me procesorin më të fundit, super të shpejtë të aplikacioneve të Galaxy – i njëjti procesor i fuqishëm i përdorur në serinë S21. Gjithashtu, Galaxy S21 FE 5G ka një ekran të përsosur Dynamic AMOLED 2X që ofron rezolucion më të lartë dhe grafikë me cilësi të mirë, ndërsa shpejtësia e tij e rifreskimit 120 Hz do të sigurojë një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit. Ndërsa për mbrojtjen e syve kujdeset Infinity-O Display i cili ndihmon në reduktimin e dritës së dëmshme blu gjatë natës.

Jetëgjatësia e baterisë është një përparësi për përdoruesit gjithmonë në lëvizje. Galaxy S21 FE 5G falë baterisë së tij të qëndrueshme dhe opsionit të karikimit super të shpejtë 25 W, i ofron përdoruesve mundësinë që ta përdorin gjatë gjithë ditës.

Një sistem i përsosur kamerash

Kamera e kësaj pajisjeje përmban shumë opsione profesionale që do t’i lejojnë përdoruesit të shijojnë foto plot jetë dhe të krijojnë kujtime. Me Galaxy S21 FE 5G do të bëni selfie më cilësore falë kamerës së përparme 32MP, ndërsa opsioni AI Face Restoration do të sigurojë që të dukeni mahnitës në çdo foto.

Ndërsa, Night Mode i përmirësuar siguron fotografi edhe më të mira gjatë natës. Plus, me Dual Recording, mund të kapni veprimet para dhe pas jush – thjesht filloni regjistrimin dhe kamera juaj kap pamjet nga të dy lentet në të njëjtën kohë. Gjithashtu, me veçorinë Space Zoom 30X të Galaxy S21 FE 5G mund të zmadhoni dhe të realizoni foto në largësi, ndërsa Zoom Lock do të kujdeset për të reduktuar dridhjet. Për më tepër, ju mund t’i modifikoni, publikoni dhe shpërndani pa mundim fotot tuaja, pavarësisht nëse jeni fotograf amator ose profesionist i vërtetë.

Pra, nëse ju jeni admirues i fotografisë, lojërave apo ju duhet një shoqërues i ri në aktivitete tuaja të përditshme, Samsung ka përmbledhur kombinimin ideal të risive të S21. Më shumë informacion rreth Galaxy S21 FE 5G gjeni këtu. /noa.al/