Transmetuar më 04-02-2022, 08:02

Ndryshojnë masat e marra në kuadër të pandemisë në Kosovë. Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Masat e rekomanduara do t’i propozohen sot qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, restorantet, deri në orën 23:00.

“Ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, palestrat do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohet për të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”.