Transmetuar më 18-02-2022, 22:56

E dua me të vërtetë këtë njeri?

Mos u përgjigjni menjëherë po apo jo, shpjegojini vetes çfarë doni më shumë tek ai.

Pas shumë muajsh ose vitesh, cilat janë karakteristikat e karakterit apo personalitetit të tij që do të zgjidhnit ende? Është e qartë që kushdo nga ne ka vlera dhe defekte, por ajo që e bën partnerin unik nga gjithë bota, është ajo që doni me të vërtetë në jetën tuaj?

Pyesni veten edhe, sado e vështirë të jetë, nëse e shihni partnerin siç është në të vërtetë dhe jo siç do donit të ishte. Ndonjëherë keqkuptimet lindin pikërisht nga interpretimi i ndryshëm që bëjmë: rrimë me një person që na pëlqen, por na pëlqen vetëm nëse është, apo bën atë që duam ne. Në të kundërt, mund të ndodhë që në fillim të një dashurie, llogarisim vetëm personalitetin tonë për të nxjerrë në plan të dytë njeriun me të cilin ishim, por është e pamundur ta shtypësh unin përgjithmonë dhe atëherë lindin keqkuptime.

Ato që janë krijuar mes jush, janë probleme të zgjidhshme?

Gjeni një çast të përshtatshëm dhe shikoni marrëdhënien të shkëputur prej saj, mund të jetë e vështirë, por përqendrohuni dhe shkëputuni sa më shumë.

Imagjinoni sikur jeni një njeri krejt i huaj, lërini në një anë emocionet dhe reflektoni. Debatet që po kaloni kanë të bëjnë me vogëlsira, që janë shndërruar në luftëra botërore apo ka edhe probleme të jashtme që nuk i zgjidhni dot dhe kapeni me partnerin?

Apo vijnë ngaqë nuk përputheni, nga të qenit shumë të ndryshëm apo nga fundi i dashurisë mes jush? Nuk është e lehtë të pranosh që një marrëdhënie ka mbaruar, nuk është e thjeshtë as të mendosh në mënyrë racionale kur bëhet fjalë për emocione dhe emocionet mund të jenë këshilluesi juaj më i keq.

Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë o të lehta dhe entuziaste, o të vështira dhe depresuese. Çastet e vështira u ndodhin të gjithëve, edhe çifteve më të bashkuar, nuk do ju ndihmonte të mbylleshit në vetvete.

Vetëm duke folur mund të zgjidhni tensionet që po krijohen në marrëdhënien tuaj. Edhe një herë, kujdes nga emocionet. Para se të hapni një bisedë me partnerin, reflektoni mirë cilat janë problemet e vërteta mes jush dhe nëse ia vlen t’i zgjidhni apo ta lini fare.

Arsyet për të cilat vendosëm të ishim bashkë, janë të vlefshme sërish?

Ju kujtohet që kur e takuat i kishit pyetjet në stomak? Nuk dinit çfarë të vishnit para se të dilnit sepse donit t’i pëlqenit, por duke e ruajtur personalitetin tuaj? Ose më thjesht, pse keni vendosur të rrini bashkë?

Ndieni sërish ato emocione që kanë bërë të shpërthejë shkëndija mes jush? Dhe nëse nuk jeni bashkë prej një jete, të zgjedhësh t’i japësh fund, nuk është e thjeshtë. Në një mënyrë apo tjetër, ai person ju ka ndryshuar dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj, por jeni ende të gatshëm ta keni atë njeri në ditët që do të vijnë?

Nëse dëshironi të ndaheni, bëjeni në mënyrën më paqësore: mos grumbulloni inat, ju nuk do ndiheni më mirë dhe kjo nuk do ju ndihmojë të zgjidhni problemet. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë të jeni mirë vetë.