Transmetuar më 24-02-2022, 23:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një deklaratë për mediat ku i siguroi qytetarët e vendit se shteti kosovar do të mbrohet nga çdo institucion në rast agresioni serb. Jo vetëm ushtria e vendit, por edhe ajo e NATOS do të mbrojë çdo cep të Kosovës në rast se Serbisë i shkon mendja të sulmojë.

“Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agresioni e jo mbrojtjeje”.

“Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sulmojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani