Transmetuar më 11-03-2022, 15:19

HERE Technologies, në përpjekje për të krijuar hartat digjitale më të përparuara dhe të azhurnuara në botë, po mbledh të dhëna të sakta të rrugëve dhe po kap imazhe panoramike të tyre në shumë vende të botës. Duke përdorur teknologji të përparuar për kapjen dhe përpunimin e këtyre informacioneve, HERE siguron respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë

HERE Technologies, si një udhëheqës global për hartat digjitale dhe shërbimet e vendndodhjes, në përpjekje për të paraqitur në të ardhmen sa me të afërt hartat më të përparuara në botë, do të hartëzojë pjesë të Shqipërisë në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D).

HERE, për të arritur të dhëna shumë të sakta rrugore që përfshijnë sinjalet rrugore horizontale dhe vertikale, përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do udhëtojë nëpër rrugë gjatë muajit Mars dhe Prill 2022.

Makina e branduar qartë me emrin HERE, do të kapë gjithashtu imazhe 3D  të nivelit të rrugës, si dhe pika të tjera interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet.

Këto informacione do të përdoren për të krijuar harta të detajuara të Shqipërisë, dizajnuar për të mbështetur lëvizjen e automjeteve dhe shërbime të tjera të avancuara, që rrisin dhe permirësojnë  sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundesojnë që njerëzit të levizin  më lehtë në zonat urbane.

Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi zhvillohet pa probleme dhe nuk ndërpret qarkullimin e rregullt të trafikut.

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet  të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programet kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe për të mbuluar imazhet e fytyrës dhe të targave. Imazhet publikohen vetëm pasi të jenë mbuluar numrat e targave dhe fytyrat e njerëzve.

Në raste të rralla, kur në një imazh nuk janë mbuluar në menyrë të saktë këto të dhëna, HERE lehtëson raportimin për këdo. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në linkun “Report Image” në këndin e poshtëm  të hartës.

Për të mësuar më shumë rreth projektit, dhe për të mësuar se si HERE mbron privatësinë tuaj dhe si të shijoni përvojën e pasur të hartave, mund të klikoni këtu.

Ndërsa për të mësuar më shumë rreth HERE, përfshirë gjeneratën e re të platformës së shërbimeve, vizitoni adresën: 360.here.com.