Transmetuar më 20-04-2022, 15:10

Tiranë- Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen. Ai mbush 40 vjeç dhe ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët.

Por sigurisht urimin më të ëmbël e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani. Këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet vetëm Albani dhe e konsideron “burrin e ëndrrave”.

“Gëzuar ditëlindjen burri i ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime. Ti je bota për mua”, ka shkruar Miriam Cani krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta.

Ndërkohë kujtojmë se çifti ka së bashku më shumë se një dekadë dhe është prindër i dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit. Ata kanë edhe disa duete të realizuara me njëri-tjetrin, të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat.