Transmetuar më 25-04-2022, 09:32

Nuk mund të blesh gjithçka me para!

Modele e faqes për të rritur, “OnlyFans”, Alice Irving ka refuzuar një ofertë prej rreth 790 mijë dollarë.

Këtë ofertë marramendëse ia ka bërë një miliarder, i cili në shkëmbim i ka kërkuar seks. E reja nga Kanadaja ka zbuluar se ishte e detyruar që të nënshkruante një marrëveshje për të mos zbuluar emrin e personit në fjalë.

“Është një person i famshëm, dhe ky person ishte vërtet i dashur për mua. Në thelb donte të kishte marrëdhënie me mua dhe ta regjistronte atë, por unë thashë, ‘jo – nuk do ta bëj këtë’”, ka treguar modelja, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Alice Irving dikur pranoi se frekuentonte rregullisht shoqërinë e burrave në internet, të cilët paguanin mijëra vetëm për ta dëgjuar të fliste. Irving pretendon se klientët do të dhuronin për atë çdo gjë, nga 10 deri në 100,000 dollarë në muaj, si dhe një përzgjedhje dhuratash luksoze.

Por teksa bëhej gjithnjë dhe më e njohur në “OnlyFans”, ajo mbajti një rregull të artë që nuk do të pranonte kurrë të takonte personalisht ndjekësit e saj.

Duke shpjeguar arsyet e saj për refuzimin e ofertës së fundit, ajo zbuloi se ajo shkonte përtej parave. Pavarësisht se pranoi “ishte vërtet e vështirë” ta refuzosh, Alice tha: “Para së gjithash, është e rrezikshme”.