Transmetuar më 27-04-2022, 15:38

Horoskopi Branko, Dashi:

Kjo e enjte e mesjavës së fundit të prillit duket se po vjen me këmbë të mbarë për ju. Por mos u entuziazmoni shumë! Kini kujdes që të mos përfshiheni në polemika të panevojshme, ndaj ruhuni nga debatet rreth jush.

Horoskopi Branko, Demi:

Jeni një person shumë i zhytur në mendime, por këtë të enjte 28 mund të humbni durimin! Numëroni deri në 10 përpara se të tjoni diçka që më vonë do të duhet ta tërhiqni ose kërkoni ndjesë.

Horoskopi Branko, Binjakët:

Ditën e enjte humori juaj është i luhatshëm. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që kohët e fundit keni punuar shumë dhe keni krijuar përshtypjen se nuk jeni vlerësuar.

Horoskopi Branko, Gaforrja:

Jeni shumë të vëmendshëm ndaj vëmendjes së të tjerëve Kjo nuk do të thotë që mund të keni material për të qeshur me sjelljen e një personi të dashur. 

Horoskopi Branko, Luani:

Jeni person i vendosur, e dini se çfarë doni dhe si ta arrini! Megjithatë, ndonjëherë ndjeni nevojën për të marrë miratimin e të tjerëve.

Horoskopi Branko, Virgjëresha:

Jeni të zhytur në mendime, mosmarrëveshjet e vogla me partneri/en ndikojnë në humorin tuaj. Rikuperimi nis duke filluar nga mbrëmja.

Horoskopi Branko, Peshorja:

Rrethi juaj shoqëror do ju duket veçanërisht interesant dhe mendoni se është okej të flisni lirshëm me ta. Nëse keni një kërkesë për t’u bërë, është momenti i duhur për ta thënë.

Horoskopi Branko, Akrepi:

Ju akrepi përfaqësoni një shenjë që është shumë e thellë dhe kjo ju shtyn të gërmoni thellë në gjërat. Por kini kujdes që të mos jeni tepër të përpiktë.

Horoskopi Branko, Shigjetari:

Lodhja në punë ndihet, por në fund përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Mundohuni të relaksoheni me një shëtitje të këndshme.

Horoskopi Branko, Bricjapi:

Jeni pak nervozë: ka gjëra në familje që thjesht nuk mund t’i kapërdini dot. Mundohuni të jeni më tolerantë.

Horoskopi Branko, Ujori:

Jeni një person shumë kreativ dhe kjo dhuratë do të jetë shumë e çmuar për ju në punë. Nëse merreni me një biznes, favorizoni profesionistët e lirë.

Horoskopi Branko, Peshqit:

Ndonjëherë jeni pak të zhytur në mendime, duhet t’i jepni më shumë përmbajtje projekteve tuaja. Në këtë periudhë yjet ju mbrojnë, por edhe ju duhet të vendosni të jeni më produktiv! /noa.al