Transmetuar më 28-04-2022, 14:31

Tashmë jemi në vigjilje të së premtes jemi afër fundjavës e cila këtë herë është goxha e gjatë, 4 ditë në Shqipëri. Si po shkon kjo ditë studimi apo pune? Çfarë do të na rezervojnë yjet? Cilat shenja do të kenë mbarësi? Dhe si do të shkojnë ‘punët e zemrës’? Mjafton të pyesim astrologun e dashur Branko dhe noa.al jua sjell horoskopin për nesër për të 12 shenjat e zodiakut.

Horoskopi Branko, Dashi:

Dita nis me këmbën e djathtë: keni shumë energji dhe dëshirë të madhe për të bërë gjëra, shfrytëzojeni për t’i dhënë formë projekteve tuaja.

Horoskopi Branko, Demi:

Jeni një person kokëfortë, por mbani mend se ndonjëherë është mirë t’i besoni një personi të dashur. Qëndroni larg polemikave, sherri nuk sjell dobi.

Horoskopi Branko, Binjakët:

Krijimtaria juaj do t’ju japë një dorë të shkëlqyer në punë. Në dashuri, ups, një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë.

Horoskopi Branko, Gaforrja:

Jeni një person i ndjeshëm, ky tipar që ju karakterizon, kohët e fundit vlerësohet shumë dhe arrin t’ju bëjë të dilni nga guacka që ju ka kapluar.

Horoskopi Branko, Luani:

Jeni duke kërkuar përzemërsinë e gjysmës suaj të ëmbël, edhe nëse jeni shumë i vendosur që ta keni atë në çdo kohë që dëshironi, bëni mirë ta mirëprisni dhe në ditë të caktuara.

Horoskopi Branko, Virgjëresha:

Një miqësi mund të rezultojë diçka më shumë, favorizoni ndjenjat: lëreni veten të shkojë pas asaj që ju rreh zemra!

Horoskopi Branko, Peshorja:

Jeni një person i ekuilibruar, por kur humbisni durimin nuk ka asgjë që t’ju mbajë! Kujdes, mos e teproni.

Horoskopi Branko, Akrepi:

Jeni pak i nënshtruar, përpiquni të mos ushqeni polemikat dhe bëni atë që është vërtet fort e nevojshme.

Horoskopi Branko, Shigjetari:

Ju favorizoni lidhjet shoqërore, i përkisni një shenje që i pëlqen të jetë në kontakt me të tjerët dhe këtë të premte 29 mund ta gjeni veten si protagonistë.

Horoskopi Branko, Bricjapi:

Mos lejoni që angazhimet e punës t’ju përthithin, ndoshta për këtë, do të keni një dëshirë të madhe për arratisje dhe relaksim!

Horoskopi Branko, Ujori:

Nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë, këtë të premte mund të ketë fërkime, kushtojini vëmendje fjalëve që thoni,  para se t’i nxirrni nga goja!

Horoskopi Branko, Peshqit:

Dëshironi të përfshiheni dhe të planifikoni punën e muajve të ardhshëm. Jini të sigurt dhe prisni, përgjigjet nuk do të vonojnë të vijnë. /noa.al