Transmetuar më 02-05-2022, 20:49

Horoskopi i Paolo Fox, Dashi:

Ndjenjat gjenden sërish në periudhë më të mirë, veçanërisht në ditët në vijim. Në aspektin profesional, ditë e ngarkuar në punë.

Horoskopi i Paolo Fox, Demi:

Dashuria është duke u shoqëruar me sinjale përmirësimi, në sajë të Hënës që gjendet në tranzit javët e fundit. Kujdes nga fitimet e lehta.

Horoskopi i Paolo Fox, Binjakët:

Zemra është e mbingarkuar, kushtojini vëmendje takimeve të radhës. Nga ana tjetër po përmirësoni situatën tuaj të punës. Vazhdoni kështu!

Horoskopi i Paolo Fox, Gaforrja:

Familja kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht në fundjavë, ndaj nga e shtuna mbajeni mend. Dhimbje koke në pjesën e punës, telashe janë rrugës.

Horoskopi i Paolo Fox, Luani:

Romantikët janë të fituar, sepse askush nuk mund t’ju ndalë. Puna është në përmirësim e sipër: mundësitë janë dhe më të mëdha për personat e vetëpunësuar.

Horoskopi i Paolo Fox, Virgjëresha:

Ditë të vështira dhe ndjenja të turbullta, por mos u dekurajoni. Në punë priten disa debate me kolegët.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja:

Planetët nuk janë në anën tuaj dhe dashuria duket e largët, po aq sa është duke ardhur me hapin e breshkës. Por në anën tjetër ka lajme të mira sepse puna po lulëzon.

Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi:

Ndjenja të vrullshme, edhe pse vera nuk ka hyrë akoma. Puna po ju konsumon, mos e teproni.

Horoskopi i Paolo Fox, Shigjetari:

Netët pa gjumë flasin gjuhën e dashurisë dhe takime interesante po vijnë në ditët në vijim. Jeni me ritme të ngadalta, por është normale, sepse Jupiteri nuk është më me ju.

Horoskopi i Paolo Fox, Bricjapi:

Pranvera ju bën të ndiheni të lodhur, por dini të dhuroni dashuri, partneri/ja juaj e di mirë. Mundësi pune në fundjavë.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

E keni fshirë dashurinë nga axhenda, as që doni t’ia dini për të e ndërkohë, puna është bërë e gjithë bota juaj.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshqit:

Keni të drejtë të ëndërroni, por herë pas here është gjithashtu mirë të mbani këmbët në tokë. Në punë, kënaqësia është e dukshme. /noa.al

Horoskopi javor dhe shumë të tjera, këtu.