Transmetuar më 06-05-2022, 15:00

Ja po vjen e shtuna, çfarë gëzimi. Cilat janë planet tuaja për këtë ditë të parë të fundjavës? Mos harroni, fundjavat e para të majit janë gjithmonë më të mirat. Të gjitha ambientet në natyrë nisin të hapen dhe dëshira për verën ndihet gjithnjë e më shumë. Kush e di se çfarë ka për të na thënë Paolo Fox. ndoshta me daljen nga një lokal në tjetrin dhe mund të gjejmë dashurinë, le ta shohim së bashku!

Horoskopi Paolo Fox Dashi:

Mëngjes me (slow-motion) lëvizje të ngadaltë për ndjenjat, por me rikuperim nga pasditja. Ndryshimet janë në rrugë e sipër, por përpiquni të jeni të qartë dhe të saktë në përcaktimin e të gjitha kontureve të asaj që keni në kokë.

Horoskopi i Demit Paolo Fox:

Në dashuri këtë të shtunë 7, ka pak konfuzion, mos u ktheni në historitë e vjetra. Në punë, ka ca debate të vogla me njerëz nga shenjat e Ujorit dhe Luanit. Ju, ruani qetësinë.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

Fundjavë interesante për dashurinë, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, përkushtimi është në maksimum, por në fund do të shpërblehet.

Horoskopi për Gaforren nga Paolo Fox:

Në dashuri është sikur të jesh në një udhëkryq, duhet të bësh një zgjedhje të qartë. Në punë, nga ana tjetër, janë të mundshme ndryshime të vogla, duke favorizuar punonjësit që janë më të gatshëm e më të papërtuar në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

Takimet e reja janë të mundshme, por duhet të rrini duarkryq, gjërat nuk bien nga qielli! Në punë, nga ana tjetër, dëshironi të eksperimentoni dhe të përfshiheni në gjëra të reja.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:

Në dashuri sot keni një avantazh që ju favorizon për takime të reja. Në punë, megjithatë, kohët e fundit ndjeni nevojën për t’u dëgjuar. E për të ndodhur kjo, duhet të jeni të zëshëm.

Horoskopi Peshorja Paolo Fox:

Nëse në dashuri ka probleme, sot është dita ideale për të folur për të. Në punë, nga ana tjetër, duhet të korrigjoni mënyrën e të punuarit, veçanërisht nëse së fundmi keni pasur shpenzime me të cilat duhet të përballeni.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi:

Në dashuri përpiquni të mos i tronditni gjërat, kohët e fundit për ndjenjat kanë qenë ditë mjaft të ngarkuara. Nga ana tjetër në punë ju favorizon intuita që keni.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox:

Në dashuri i keni dyert hapur, njohjet që lindin në këtë periudhë kanë një avantazh të dukshëm. Në punë, shumë shpejt do të vijnë konfirmimet që prisni.

Horoskopi i Bricjapit nga Paolo Fox:

Në dashuri përpiquni të shmangni tensionet, këshilla është veçanërisht për historitë e lindura së fundmi. Nga ana tjetër në punë duhet të kënaqeni me atë që keni, momenti aktual është neutral.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

Sot dhe nesër kemi nevojë për kujdes, Hëna e kundërt tregon pak tension në horizont. Nga ana tjetër në punë jeni të qetë, analizoni me kujdes bashkëpunimet e reja.

Horoskopi i Peshqve nga Paolo Fox:

Në dashuri këto janë ditë intriguese, lëreni veten të shkojë pas emocioneve! Në punë, nëse keni bërë gabime, këtë të shtunë mund të rregulloni gjërat. /noa.al