Transmetuar më 07-05-2022, 16:10

Horoskopi Branko Dashi:

Një lajm i bukur vjen për zemrat e vetmuara: kjo e diel është e gjitha për dashurinë, mos hezitoni të bëni përpara nëse ju pëlqen dikush.

Horoskopi Branko Demi:

Dita e diel është pozitive, përpiquni të kaloni kohë me familjen tuaj. Lodhja në punë ndihet, duhet të shkëputeni.

Horoskopi Branko Binjakët:

Këtë të diel krijimtaria do të shpërblehet: të tjerët do t’ju shohin në një këndvështrim tjetër dhe do të joshen t’ju qëndrojnë pranë.

Horoskopi i Gaforres Branko:

Dita nis paksa e ndrydhur, megjithatë disa do ta marrin veten që në mëngjes. Një shëtitje në ajër të hapur mund të shërbejë si ilaç për ju!

Horoskopi Branko Leone:

Këtë të diel keni një avantazh, nëse jeni prej kohësh në çift mund të mendoni edhe për legalizimin e bashkimit. Kohë e mirë dhe për beqarët!

Horoskopi i Virgjëreshës Branko:

Përpiquni të mos humbisni shumë në detaje këtë të diel, duket sikur dëshironi të mbani gjithçka nën kontroll, por jo gjithmonë është e mundur.

Horoskopi i Peshores Branko:

Dita ju sheh si protagonist, qetësia juaj nuk do të kalojë pa u vënë re duke ju vënë në një pozicion të shkëlqyer përballë të tjerëve që do t’ju shohin me ëndje.

Horoskopi Branko Akrepi:

Dita është përgjithësisht pozitive, pak lodhje më së shumti në mbrëmje, por asgjë që nuk mund të zgjidhet pa një gjumë të mirë.

Horoskopi i Shigjetarit Branko:

Jeni veçanërisht energjikë këtë të diel, vallë a mos vjen kjo pasi jeni duke njohur dikë? Të preferuara janë kontaktet me persona në qytete të tjera.

Horoskopi Branko Bricjapi:

Dita është pozitive, përpiquni t’i merrni gjërat lehtë dhe gjithçka do të kthehet në favorin tuaj.

Horoskopi i Ujorit Branko:

Këtë të diel 8 maj përpiquni të bëni vetëm atë që është fort e nevojshme, lodhja e punës ndihet dhe prandaj keni nevojë për një pushim.

Horoskopi i Peshqve Branko:

Këshilla për këtë të diel është që të kaloni kohë me ata që doni. Për ju vlen shumë sepse shpirti juaj do të ndjehet shumë i lehtësuar. /noa.al