Transmetuar më 08-05-2022, 14:40

Fundjavën po e lëmë pas dhe tani na mbetet vetëm të fillojmë, shpresojmë me këmbën e djathtë, një javë të re. Është e hënë: shumë nga ne do të kthehen në punë, të tjerë në universitet, nxënësit në shkollë. Me pak fjalë, në rutinën e zakonshme dhe jetën e përditshme. Por a nuk jeni kuriozë të dini se si do të shkojë kjo ditë? Kush do të jetë me fat në dashuri? A premton qielli gjëra të mëdha apo çdo projekt duhet të shtyhet për një datë të mëvonshme? Mjafton të pyesim astrologun e dashur Branko, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet shenjë për shenjë nga 9 deri më 15 maj 2022

Horoskopi Branko Dashi:

Kjo sigurisht nuk është dita e duhur për të thyer rregullat. Përkundrazi: jeni ndjerë i lënë anash, por nuk keni kohë as të mendoni për zhgënjimin që po pësoni. Arsyeja? Do t’ju duhet të rregulloni disa gabime. Dhe bëjeni tani!

Horoskopi Branko Demi:

Sot (e hënë 9 maj) nuk ju mungon energjia dhe jeni në gjendje të përfundoni një projekt të mirë, por duhet të përpiqeni të qëndroni të qetë. Dijeni se nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur!

Horoskopi i Binjakëve Branko:

Ka një lajm të mirë sepse po shikoni nga e ardhmja dhe po e bëni me energji dhe optimizëm, pa harruar realitetin. Por përpiquni të mos jeni shumë të sigurt dhe arrogantë!

Horoskopi i Gaforres Branko:

Sot nuk do të jetë aq e lehtë të punoni në grup, sidomos sepse jeni pak jashtë rutinës, origjinal dhe plot kreativitet. Mundohuni të ruani qetësinë herë pas here dhe gjithçka do të funksionojë. Edhe keqkuptimet do të shmangen!

Horoskopi Branko Luani:

Kënaquni me emocione të bukura, por kujdes nga disa polemika që mund të prishin një marrëdhënie. Jeni kokëfortë, por kini kujdes sepse sot kjo mund t’ju kthehet përkundër!

Horoskopi i Virgjëreshës Branko:

Po ndjeni nevojën për thjeshtësi, por dikush po ju sjell konfuzion në jetën tuaj. Në fakt, ju e dini se si ndiheni, por ndjenjat tuaja sot mund të keqkuptohen – prandaj jini të kujdesshëm!

Horoskopi i Peshores Branko:

Lajm i mirë për ju sepse sot jeni shumë optimistë, por njëkohësisht edhe pak të hutuar. Ndoshta është rasti të gjeni sërish vullnetin sepse duhet të kapërceni pengesat, por pa humbur qetësinë dhe sensin e mendjes së shëndoshë në trup të shëndoshë! E kur themi të shëndoshë nënkuptojmë të shëndetshëm.

Horoskopi Branko Akrepi:

Jeni sensualë, romantikë dhe dëshironi të kënaqeni me biseda intime dhe private. Kini kujdes, megjithatë, se kujt ia besoni ndjenjat tuaja: jo të gjithë janë në gjendje t’ju kuptojnë!

Horoskopi Branko Shigjetari:

Sot keni nevojë të rrethoheni me të dashurit tuaj, ndjeni nevojën të ndjeni dhe përjetoni gjithë dashurinë e tyre. Por në të njëjtën kohë, dëshironi të jeni të lirë dhe të jetoni pa kufizime. A do të jetë e mundur?

Horoskopi Branko Bricjapi:

Sot ndiheni paksa larg realitetit, po udhëtoni shumë me imagjinatën, por ndoshta është me vend të riktheheni me këmbë në tokë. Sepse është mirë dhe bukur të ëndërrosh, por jeta është realitet dhe duhet përballeni me të!

Horoskopi i Ujorit Branko:

Sot duhet të përpiqeni të përfundoni një projekt, të cilin në fakt e keni nisur prej disa kohësh. Duhet të lani hesapet me të shkuarën dhe të vazhdoni përpara: ejani, është momenti juaj!

Horoskopi i Peshqve Branko:

Sot do të kuptoni rëndësinë e një miqësie, vërtet të çmuar në jetën tuaj. Jeni më të ëmbël dhe më romantikë se zakonisht dhe doni të lini veten të hapet, të shprehni gjërat në lirshmëri totale. Epo bëjeni, pa kufizime dhe frikë, atë që ndjeni! /noa.al

Horoskopi nga Paolo Fox, 9 maj 2022: të gjitha parashikimet shenjë pas shenje

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet shenjë për shenjë nga 9 deri më 15 maj 2022