Transmetuar më 18-05-2022, 12:42

Kinë- Zbulohet pylli antik brenda një shpelle nëntokësore në Kinë.

Gropa është afro 200 metra në sipërfaqen e një mali.

Ajo përfshin pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë.

Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u zbulua nga disa eksplorues shpellash, ku brenda saj ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.

Duke folur për revistën Live Science, udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”.  Disa pemë brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.

George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji, klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim.