Transmetuar më 20-05-2022, 08:15

Kapiteni i Eintracht Frankfurt, Sebastian Rode tregon plagën e betejës që mori qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes së mbremshme, teksa zbulon shkallën e plotë të dëmtimit të kokës, të pësuar në finalen e “Europa League” ndaj Rangers. Kjo ndeshje nuk shpalli dot fitues pas 120 minutash lojë (1-1), ndaj u desh goditja e penalltive për të shpërblyer gjermanët.

Sebastian Rode won't forget the Europa League final in a hurry after suffering this head injury

Kapiteni i skuadrës së Bundesligës ka postuar në Instagram një foto për të treguar shkallën e dëmtimit të kokës, pasi u përplas takat e John Lundstram në fitoren e së mërkurës mbrëma.

Rode ra i gjakosur përtokë pas kontaktit me këpucën e ngritur lart të ish-mesfushorit të Sheffield United. Si rezultat, ai u fashua në kokë, ndërsa kishte nevojë për një fanellë të re (ajo që kishte iu gjakos) për të vazhduar pjesëmarrjen e tij në finale.

Rode was left with a bloodied face and had to change his shirt following the challenge

Rode shkroi në Instagram pas ndeshjes, që e pa atë të luajë derisa u zëvendësua përfundimisht në minutën e 90-të: "Gjëja kryesore është të marrim atë që duhet (trofeun)!!! Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi". Po çfarë ndodhi gjatë incidentit me Lundstram?

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "MER TEWARD 119 Sebastian Rode @Sebastianrode20 The main thing is to get the thing!!! Everything else doesn't matter. #SGE #SGEuropa @Eintracht FINAL 2022 C SEVILA FINAI 2022 EUROPA"

Mesfushori i skuadrës skoceze nuk u largua nga fusha me të kuqe pas kësaj ndërhyrjeje britale ndaj Rode në minutën e gjashtë, pasi e kaloi gjithçka me një karton të verdhë, pavarësisht kontestimit të ashpër të gjermanëve. Kryesori dhe VAR-i morën vetëm këtë masë ndaj tij, pa e lënë Rangers me dhjetë lojtarë në fushë.