Transmetuar më 19-05-2022, 16:11

Tiranë- Sazan Guri shquhet për për mendimin e drejtpërdrejtë, por edhe hulumtues.

Shpesh ai ka habitur me deklatratat e tij.

Rasti i fundit ishte në lidhje me origjinën e Krishtit: “Krishti është shqiptar dhe u kryqëzua me plis”, tha ai.

Sazani u ironizua, sulmua dhe u vu në lojë, megjithatë si beson dhe ka bindje se diçka e tillë është e vërtetë. Ai pretendon se ka mbi 90 fakte që e pohojnë diçka të tillë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Guri deklaroi se në piktura të lashta në Romë mund të shihet se Krishti shfaqet me plis në kokë, element i njohur që përdoret vetëm në popullin shqiptar.

Ai solli po ashtu shembuj të përdorimit të shqipes në Jeruzalem që vërtetojnë hipotezën e tij.

"Kam shkuar në konferenca, në të gjitha pikturat që janë nga Roma e lashtë, nga periudha e mesjetës Krishti shfaqet me plis. Në Romë është një foto e vjetër ku shfaqen dy karroca nga lojërat, në një karrocë sportistët janë me plis,detyrimisht ilirë, dhe në tjetrën pa plis. Romën e lashtë, atje kishte një karrocë me sportistë me plis, detyrimisht ilirë, dhe një pa plis. Po ashtu, ka fakte për gjuhën. Kur Krishti u kryqëzua dhe Maria shkoi për ta takuar pasi ai u ngjall, ajo tha shqip ‘E pashë Krishtin’,"- tha Guri.