Transmetuar më 20-05-2022, 18:19

Itali- Një 43-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Santa Maria dell Focallo, Itali.

Burri dhe gruaja po udhëtonin me një ‘Fiat Multipla’ kur u përplasën me murin e një vile.

Sipas asaj që u konstatua, dy bashkëshortët që udhëtonin me mjetin ‘Multipla’ të drejtuar nga bashkëshorti i viktimës, janë përplasur me forcë me murin e shtëpisë.

Duket se çifti po ktheheshin në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por gruaja kishte humbur jetën në vendngjarje.

Bashkëshorti i saj është transportuar në spital. noa.al