Transmetuar më 20-05-2022, 20:34

Tiranë- Dy diva të muzikës shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, do të zhvillojnë koncert në Tiranë, përkatësisht në gusht dhe dhjetor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se pas finales së Conference League, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës.

Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se të gjithë duhet t’i gëzohen faktit se Tirana është e mbushur me aktivitete të tilla.

“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finalen e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj.