Transmetuar më 20-05-2022, 23:34

TIRANË- Ish-deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”. Ajo ka folur për herë të parë për fisin Haklaj, 24 vite pas vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari.

Hajdari tha se nuk ka pasur asnjëherë komunikim me anëtarë të këtij fisi. E pyetur nëse i ka rastisur gjëkundi në ndonjë event apo rrugë, ishdeputetja tha se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka qëlluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.