Transmetuar më 21-05-2022, 07:35

Rusi- Rusia ka përfshirë kampionin e shahut Garry Kasparov dhe ish-manjatin e naftës Mikhail Khodorkovsky në listën e individëve që sipas Kremlinit veprojnë si agjentë të huaj, raporton Reuters.kas

Sipas faqes së internetit të ministrisë së Drejtësisë, Kasparov dhe Khodorkovsky janë shtuar ditën e sotme dhe të dy njihen si kritikë të shquar të qeverisë ruse.

Në faqen e internetit, Ukraina u përmend si një burim financimi për Khodorkovsky, një kritik publik i presidentit rus Vladimir Putin.

Faqja e internetit gjithashtu pretendoi se fondet e Kasparov ishin me burim nga Ukraina dhe Fondacioni për të Drejtat e Njeriut.