Transmetuar më 21-05-2022, 16:00

Horoskopi Branko, Dashi: Përfitoni nga kjo ditë e diel për t’u çlodhur pak, duhet të fikni radarët dhe t’i përkushtoheni diçkaje që ju pëlqen!

Horoskopi Branko Demi: Mundohuni të mos ushqeni polemika të panevojshme këtë të diel. Për ata që nuk janë të lidhur, favorizohen takimet! Nëse jeni vetëm në një miqësi të bukur, mund të ketë diçka më shumë.

Horoskopi Branko Binjakët: Këtë të diel  22 po ju shpërthejnë energji nga të gjitha anët. Disa do ta vlerësojnë vitalitetin tuaj dhe do të tundohen t’ju qëndrojnë pranë.

Horoskopi i Gaforres Branko: Këtë të diel mund të relaksoheni më në fund pas një jave punë intensive. E nëse jeni në çift organizoni diçka të këndshme me partnerin/en.

Horoskopi Branko Luani: Mos lejoni që lodhja të kthehet në dembelizëm, përfitoni nga dita e bukur e kësaj të diele 22 për të kaluar kohën jashtë!

Horoskopi i Virgjëreshës nga Branko: Këtë të diel takimet janë të favorizuara. Jeni përfshirë nga një dëshirë për tu futur edhe ju në lojë. E pra, kjo është dita e duhur për ta bërë.

Horoskopi i Peshores Branko: Përpiquni të mos tregoheni si njeri që nuk dini se çfarë është kompromisi, të paktën sot (e diel). Partneri/ja juaj mund të inatoset dhe të krijohet situatë sherrnaje edhe për çështje që zgjidhen lehtësisht.

Horoskopi Branko Akrepi: Këtë të diel jeni plot energji: keni një dëshirë të madhe për të bërë diçka dhe ndiheni të pamposhtur, por kujdes mos e teproni!

Horoskopi Branko, Shigjetari: Jeni shumë preciz në gjërat që bëni dhe sot mund të vijnë shpërblime që keni pritur. Ndryshime janë rrugës…

Horoskopi i Bricjapit Branko: Duket sikur po e lironi veten nga një barrë, por bëni kujdes të mos lëndoni ndjenjat e të tjerëve, ndonjëherë keni mënyra paksa të diskutueshme për t’ia hequr sikletin vetes.

Horoskopi i Ujorit Branko: Kreativiteti është pika juaj e fortë dhe vërtet mund të jetë një armë fituese në punë!

Horoskopi i Peshqve nga Branko: Kohët e fundit ndiheni të tronditur: keni një shqetësim në familje, por përpiquni të mos përfshiheni thellësisht se do ta vuani. /noa.al